Tunizian i ri i dyshuar për vrasjen e tre personave të enjten ka ardhur në Francë me një kartë identifikimi të lëshuar nga Kryqi i Kuq Italian, në Nicë ka udhëtuar me tren, i ka ndërruar rrobat në në stacionin e trenit dhe ka shkuar në këmbë drejt kishës ku filloi sulmi, tha prokurori francez.
Jean-François Ricard, kryeprokurori i Francës për terrorizëm, tha se sulmuesi tunizian ka lindur më 1999 dhe ka ardhur në Paris më 9 tetor.
Ricard tha se sulmuesi u filmua nga kamerat e vëzhgimit në një stacion treni në Nicë dhe prej aty ka ecur 400 metra deri në kishën e Notre Dame.
Shërbimet e sigurisë tuniziane dhe burimet nga policia franceze thanë se sulmuesi quhet Brahim Aouissaoui.
Prokurorët në Tunizi hapën hetimin e tyre ndaj sulmuesve nga Nica të Enjten.
Qytetarët ndezin qirinj para katedrales
Aouissaoui ka jetuar në qytetin tunizian të Sfax kohët e fundit dhe të enjten policia mori në pyetje familjen e tij që jetonte atje, tha një burim i policisë tuniziane.
Prokurori Mohsen Dali i tha agjencisë dpa se hetimi filloi sapo arritën informacionet në lidhje me të dyshuarin për sulmin.
Aouissaoui nuk ishte në listën e të dyshuarve, militantë të mundshëm, të policisë tuniziane para se të largohej nga vendi më 14 shtator, tha Dali.
Një burim nga policia franceze tha se Aouissaoui nuk ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës franceze.
Tuniziani arriti para do kohe në Evropë nga Lampedusa, pika kryesore e hyrjes ilegale në Evropë për migrantët nga Tunizia, sipas burimeve pranë çështjes. Është pohuar gjithashtu se pas Lampedusa më 9 tetor, ai gjithashtu qëndroi në Bari, Itali. Tek ai u gjet një qese që përmbante dy thika të papërdorura.
Pensées pour Vincent Loquès, sacristain de la basilique Notre Dame de Nice lâchement assassiné par un terroriste islamiste.
— Eric Ciotti (@ECiotti) October 29, 2020
Il était extrêmement dévoué à son église, je pense à sa famille, ses proches et à l’ensemble de la communauté catholique. pic.twitter.com/saBjEc1WDj
Aouissaoui bërtiti "Allahu ekber" gjatë sulmit, në të cilin ai i preu kokën një gruaje dhe vrau dy persona të tjerë me thikë.
Policia e plagosi atë me armë zjarri gjatë ndërhyrjes dhe ai ndodhet në spital.
Një nga tre personat e vrarë nga tuniziani ishte Vincent Loques, administratori i famullisë. Fotoja e tij u postua nga politikani vendas Eric Ciotti duke thënë se ai ishte një punonjës besnik në Katedralen Notre-Dame.
Ministria e jashtme tuniziane gjithashtu dënoi sulmin, duke thënë se ai "hedh poshtë plotësisht të gjitha format e terrorizmit, ekstremizmit dhe dhunës" dhe qeveria u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të sulmit.