Vuçiqi ia kthen shpinën Putinit?

Evropë

Vuçiqi ia kthen shpinën Putinit?

Nga: D.G. Më: 30 tetor 2020 Në ora: 08:53

Më shumë se katër muaj pas zgjedhjeve, Serbia fitoi qeverinë e re, megjithëse partia e Aleksandar Vuçiqit, SNS, fitoi një shumicë absolute në Kuvend.

Përveç faktit që kjo qeveri u shpall "qeveria e vazhdimësisë e Vuçiqit", kryesisht e përbërë nga të besueshmit dhe satelitët e tij më të afërt, shumë analistë në formimin e saj vunë re apo vunë në dukje devijimin e Vuçiqit nga Rusia, dmth një kthim të lehtë të shpinës Kremlinit dhe qasje më të madhe ndaj Perëndimit.

Sidoqoftë, koha do të tregojë nëse është kështu, veçanërisht sepse kjo qeveri, siç tha vetë Vuçiqi, do të ketë "mandat të kufizuar", sepse shpalli zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale më së voni në prill 2022 - në të njëjtën kohë, gjë që po bëhet për të për t'ia siguruar përsëri në emrin dhe autoritetin e tij partisë (dhe vetes) kontrollin absolut mbi Serbinë. Një nga arsyet pse besohet (ose jep përshtypjen) se Aleksandër Vuçiqi bëri një kthesë nga Putini është se Partia Socialiste (SPS), të cilën e quajnë "Moska e Vogël" sepse perceptohet si një degë pro-ruse në Serbi, ka humbur ndikimin në qeveri.

- Ndikimi i SPS-së, e cili në thelb është një eksponent politik i Rusisë, është zvogëluar plotësisht në qeveri - thotë politikologu beogradas Zharko Koraq.

SPS-ja humbi

Në SPS morën vetëm një departament - arsimin dhe humbën dy ministri të forta që kanë pasur ndikim në politikën serbe - Ivica Daçiqi nuk është më ministër i Punëve të Jashtme dhe iu dha zyrtarisht një funksionmë i fortë (kryetar i Kuvendit), por praktikisht shumë më e ulët në këtë shpërndarje të forcave brenda mainstreamit politik serb të Vuçiç.

Koraq tregon se Daçiqit iu dha një funksion që është kushtetutë i dyti në shtet dhe në demokracitë normale shumë i rëndësishëm, por në rrethanat aktuale në Serbi është ajo që ne e quajmë një "shut në hava", pra nuk është një vend ku ai mund të ndikojë në zhvillimin e politikës shtetërore.

Veçanërisht është për t'u habitur që SPS-ja ka humbur pozicionin e saj tradicional të ministrit të energjisë, një pozicion për të cilin Rusia është shumë e interesuar për shkak të ndikimit të tyre të madh në sektorin e atjeshëm të energjisë, të përkujtojmë se Gazprom kontrollon 51 përqind të "shtëpisë" më të madhe të naftës në Serbi - NIS.

Image

- Tani ai sektor drejtohet nga një person nga partia e Vuçiqit Zorana Mihajloviq, të cilin publiku e sheh si pro-perëndimore - thotë Koraq, dhe disa media të Beogradit theksojnë se ajo është e paaftë për atë pozitë, por ajo luan plotësisht sipas notave të Vuçiqit, që do të thotë se Vuçiq do të marrë vendime kryesore, fundja si edhe për gjithçka tjetër

Kjo është arsyeja pse edhe anulimi i vizitës së paralajmëruar të Sergei Lavrovit, diplomatit të parë të Putinit, në Beograd për shkak të vetë-izolimit sepse ishte në kontakt me një të infektuar me koronavirus, në jnjë pjesë të opinionit u shpjegua me pakënaqësinë ruse me qeverinë e re dhe largimin e lojtarëve të tyre të besuar të SPS-së në politikën serbe.

Në fakt, që nga vizita e fundit te Donald Trumpi, është folur për tensione në marrëdhëniet ruso-serbe, megjithëse të dy palët po përpiqen ta ulin topin duke folur për marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme, por sikleti ruse është i dukshëm për shkak të "futjes" së SHBA-së në territorin e tyre (Serbi), por gjithçka mund të ndryshojë që më 3 nëntor pas zgjedhjeve në SHBA, sepse Vuçiq doli hapur në krah të Trumpit, ndërsa Bideni konsiderohet si një njeri që e njeh Ballkanin dhe që tashmë ka disa zgjidhje (të gatshme) në tryezë, të cilat nuk i pëlqejnë Vuçiqit.

Vizita në Uashington

Koraç shpjegon "se rezultatet e vizitës së Vuçiit në Uashington janë ende në vazhdim". Në fund të fundit, Rusia ka komentuar me mjaft agresivitet dhe me përbuzje atë vizitë. - Po, konfirmon Korac - kufizimet e ndikimit rus mbi qeverinë janë të dukshme. Mbetet të shihet nëse kjo është e përhershme. Ne nuk e dimë se çfarë i është thënë dhe premtuar Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë, por përpjekja e SHBA-së për të parandaluar depërtimin e mëtejshëm politik dhe ekonomik të Rusisë dhe Kinës në rajon është e dukshme - na thotë Koraç.

Përveç kësaj, mund të shihet, shkruan Dë, nga degradimi i Nenad Popoviqit, njeriut më i fortë rus në qeverinë aktuale (e viziton Krimenë e anektuar dhe mbron forcimin e afrimit me versionin post-sovjetik rus të BE-së, Bashkimin Ekonomik Euroaziatik). Spekulohet se Popoviqi mund të jetë një ministër pa portofol, i cili të paktën në një farë mënyre do të kënaqte Moskën. Sidoqoftë, Vuçiqi sigurisht llogarit që shoqëria serbe është kryesisht pro-ruse, siç tregohet nga shumë sondazhe se një numër i madh i serbëve mbështesin afrimin me Rusinë dhe e konsiderojnë atë mbrojtësen e tyre.

Image

Jo njëherë kemi përmendur se shumë politologë flasin për fenomenin e nacionalizmit post-jugosllav serb të lidhur me nacionalizmin rus, si dega e tij ballkanike, sepse ata mendojnë, siç e definon historiani serb Milivoj Beshlin, se forcimi i Rusisë në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në rajonin tonë, përmes tyre mund të realizojë gjithë atë apo pjesën më të madhe të asaj që ishte planifikuar gjatë luftërave dhe programeve SANU-Millosheviq. Përveç kësaj, në skenën politike serbe, ka shumë grupe radikale të djathta që janë në opozitë dhe gjithashtu mbështesin lidhjet më të forta të mundshme me Moskën. Profesori Dushan Spasojeviq, nga Fakulteti i Shkencave Politike të Beogradit, i tha Dë-së se "qëllimi i qartë ishte që njerëzit nga partia ose ata që ishin tashmë në qeveri të hynin në qeveri, se sa që janë ekspertë të diçkaje. Për shembull, kjo është ministria e katër për Aleksandar Vulinint - vështirë se është ai një politikan kaq universal sa që mund t'i bëjë të gjitha këto me sukses të njëjtë ".

Qeveria e re ka një nga pjesëmarrjet më të mëdha të grave në krye të ministrive në botë - madje 10, së bashku me kryeministren e re të vjetër Ana Brnabiq, gjë që Spasojeviq e konsideron veprim që do të fitojë vëmendje dhe njohje në Perëndim. - Pjesa e grave në qeveri ka funksion të ngjashëm me vetë kryeministren. Pra, ky është informacion që do të theksohet në mediat botërore dhe është e sigurt që për shkak të kësaj, media e jashtme nuk do të merret me atë se kush është Ratko Dmitrovi. Kjo tregon se Vuçiç e di se si funksionojnë mediat dhe si dërgohen mesazhet - thekson Dushan Spasojeviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat