Vdes Amfilohije, mitropoliti i kishës ortodokse serbe në Mal të Zi

Evropë

Vdes Amfilohije, mitropoliti i kishës ortodokse serbe në Mal të Zi

Nga: B.S. Më: 30 tetor 2020 Në ora: 09:07
Amfilohije Radoviq

Mitropoliti i Kishës Ortdokse Serbe në Mal të Zi Amfilohije ka vdekur sot në mëngjes në Qendrën klinike të Malit të Zi, ka bërë të ditur mitropolia Malazeze-bregdetare në faqen e saj në internet.

Metropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi Amfilohije (82) është diagnostikuar me virusin korona më 6 tetor, kur u pranua në QK të Malit të Zi. Dy javë më vonë, rezultatet e testit treguan se ai ishte negativ për virusin korona, por u mbajt në trajtim për shkak të pneumonisë.

Të enjten, më 30 tetor, gjatë ditës, Mitropolia ka njoftuar se Amfilohije kishte "vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje gjoksi" për shkak të pneumonisë afatgjatë.

Amfilohije konsiderohet se ka qenë ai i cili ka qëndruar prapa organizimeve të protestave të serbëve dhe të partive proserbe, të cilat i fituan zgjedhjet e fundit në Mal të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat