Pas sulmit në Nicë, Cem Özdemir: Erdogan vazhdimisht hudh vaj në zjarr dhe kështu nxitë terrorizmin

Evropë

Pas sulmit në Nicë, Cem Özdemir: Erdogan vazhdimisht hudh vaj në zjarr dhe kështu nxitë terrorizmin

Nga: Sherif Ramabaja Më: 30 tetor 2020 Në ora: 11:07
Erdogan

Eksperti i jashtëm i Gjelbër Cem Özdemier ka akuzuar Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për promovimin e terrorit islamik në Evropë. "Presidenti turk Erdogan vazhdimisht po hudhë vaj në zjarr dhe kështu po nxitë dhunë dhe terror," i tha Cem Özdemir rrjetit editorial Gjerman.

Dikush duhet të "ndërmarrë veprime kundër të gjithë atyre agjitatorëve që vazhdojnë të ushqejnë islamizmin ekstrem për qëllimet dhe llogaritë e veta". Presidenti turk më parë kishte kritikuar ashpër kreun e shtetit francez Emmanuel Macron, pas prerjes së kokës së një mësuesi në Francë. Macron kishte mbrojtur lirinë e shprehjes dhe botimin e karikaturave kritike ndaj fesë.

 Erdogan foli për një "fushatë linçimi" kundër myslimanëve në Evropë dhe bëri thirrje për bojkot të mallrave franceze.

 Emmanuel Macron flet për një "sulm terrorist islamik"

Të paktën tre njerëz u vranë në një sulm në Nicë të enjten. Disa të tjerë u plagosën. Autori i dyshuar u arrestua. Franca shpalli nivelin më të lartë të paralajmërimit të terrorit dhe Presidenti Emmanuel Macron foli për një "sulm terrorist islamik".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat