Deputeti gjerman i Alternativës për Gjermani, kërkon marrjen e pasaportave gjermane atyre që luftuan në Lindje të Afërme

Evropë

Deputeti gjerman i Alternativës për Gjermani, kërkon marrjen e pasaportave gjermane atyre që luftuan në Lindje të Afërme

Nga: F.B Më: 30 tetor 2020 Në ora: 11:55
Bundestag

Deputeti i Bundestagut gjerman Anton Frizen nga Alternativa për Gjermani që njihet për qëndrime kundër shqiptarëve edhe kundër Kosovës, iu ka tërhequr vërejtjen opinionit se nuk ka asnjë vend në Evropë për nga numri i banorëve që ka persona të kyçur në organizatat islamike terroriste sa ka Kosova “shteti i dështuar”, shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.

Frizen si anëtar i Komitetit për punë të jashtme kohë më parë nga qeveria gjermane ka marr të dhëna të reja për islam-istët na regjioni i Ballkanit, që ndodhen në Gjermani, si përgjigje në pyetjen si deputet për aktivitetet islamike për të përshkruar aktivitete e këtyre personave në Ballkan.

“Boshnjakë, kosovar si dhe qytetar serb që jetojnë në Gjermani janë vrarë në regjionet e konfrontuara. Edhe shtatë prej tyre janë në burg në Lindjen e Mesme. Aktualisht 13 ballkanas që janë kthyer gjenden në Gjermani. Kjo është e rrezikshme sepse me vete sjellin përvojën e luftës, për këtë AfD ka kohë që kërkon që të ju merret pasaporta gjermane për ata që janë atje apo kanë qenë në linja të luftës”, tha Frizen.

Në të njëjtën kohë ai apeloi në qeverinë federale që menjëherë të ndaloj apo dëboj qytetarët që nuk janë gjerman, duke konsideruar se qytetarët me dy nënshtetësi që luftuan në anën e shtetit islamik duhet të ju merret pasaporta gjermane.

Frizen me këtë rast sipas medieve serbe ka thënë se pranimi i Kosovës në BE do të ishte hap i gabuar.

“Përvoja historike e zgjerimit të BE-së përforcon këtë mendim”, tha ai duke pasur parasysh valën e pranimit kur në BE hynë Rumania edhe Bullgaria që ishte ngarkesë për buxhetin e BE-së, që edhe ashtu është shumë i ngarkuar pas bashkëngjitjes së disa vendeve të Ballkanit në BE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat