Bilanc tragjik! Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Greqi, ndiqni LIVE zhvillimet e fundit

Evropë

Bilanc tragjik! Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Greqi, ndiqni LIVE zhvillimet e fundit

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 14:03

(E plotësuar) - Numri i viktimave të konfirmuara të tërmetit që goditi pjesën perëndimore të Turqisë dhe disa ishuj grekë në Detin Egje ka shkuar në 26, përderisa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë trupa të tjerë nën rrënoja.

Autoriteti Turk i Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti i së premtes, me fuqi prej rreth shtatë shkallësh të Rihterit, ndodhi rreth orës 2 e 51 minuta pasdite sipas kohës lokale, shkruan The Guardian.

Në orët e hershme të së shtunës, shumë njerëz brohoritën të gëzuar pasi ekipet e kërkim-shpëtimit e nxorën të gjallë nga rrënojat një adoleshente. Familjarët dhe të afërmit ende po presin për lajme për ata që janë zhdukur.

Në një rast tjetër, dy gra u shpëtuan nga rrënojat e një ndërtese dykatëshe. Autoritetet turke thanë se së paku 24 persona kanë vdekur nga pasojat e tërmetit në Izmir.

Ndryshe, dy adoleshentë e humbën jetën në ishullin grek, Samos, pasi u zunë nga një mur që u shemb. Së paku 19 persona u lënduan në këtë ishull, i cili ka ndërtesa kryesisht të ulëta.

Numri i viktimave pritet të rritet. Kryetari i Izmirit i tha televizionit CNN në gjuhën turke se së paku 20 ndërtesa janë shembur në këtë qytet. Në Izmir banojnë rreth 4.5 milionë njerëz dhe është destinacion i njohur turistik.

***

Ka shkuar në 26 numri i viktimave të tërmetit që goditi Turqinë dhe Greqinë. Sipas mediave të huaja në Turqi raportohet për 24 viktima dhe 804 të plagosur.

***

Ka shkuar në 22 numri i viktimave të tërmetit që goditi Turqinë dhe Greqinë. Sipas mediave të huaja në Turqi raportohet për 20 viktima dhe 786 të plagosur.

Ndërsa në Samos të Greqisë kanë humbur jetën dy fëmijë, 15 dhe 17-vjeç të cilët janë zënë poshtë nga një mur. Gjithashtu mësohet se një Greqi, një 14-vjeçar është plagosur rëndë.

Tërmeti i fuqishëm tronditi dy shtete, Greqinë dhe Turqinë. Associated Press flet për të paktën 20 ndërtesa të shkatërruara në qytetin turk të Izmirit, (i treti më i madh në vend), në Bornova dhe Bayrakli. Epiqendra e tërmetit të dhunshëm ka qenë pranë brigjeve turke ne Egje dhe pranë ishullit grek të Samos-it. Lëkundjet janë ndjerë të forta deri në Athinë e Stamboll.

***

Një tërmet i fuqishëm goditi të premten Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, duke vrarë të paktën 19 njerëz dhe duke plagosur mbi 700 të tjerë, si dhe duke shembur shumë ndërtesa, thanë zyrtarët.

Në Turqi u raportua për 17 të vdekur, ndërsa dy njerëz vdiqën në ishullin grek të Samos.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në 17 ndërtesa të shembura, ose të dëmtuara janë duke vazhduar në Izmir.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, telefonoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për të shprehur ngushëllimet e tij.

"Pavarësisht nga dallimet tona, këto janë raste kur njerëzit tanë duhet të qëndrojnë së bashku", tha ai në Twitter. Të dyja vendet kanë qenë të përfshira, tash e sa muaj, në mosmarrëveshje lidhur me eksplorimin e gazit në Detin Mesdhe. Biseda pasoi atë mes dy ministrave të jashtëm më herët.

Sipas dëshmitarëve, me të ndodhur tërmeti, njerëzit vrapuan në rrugë në panik në qytetin bregdetar të Izmirit. Disa lagje u mbushën me ujë deti, i cili shkaktoi përmbytje.

***

Të paktën 14 njerëz kanë vdekur dhe 400 të tjerë raportohen të plagosur deri tani në Turqi dhe ishullin grek të Samos, pas një tërmeti të fortë që goditi dy vendet fqinje.

Dy persona të vrarë nga tërmeti me madhësi 7 ballë ishin një djalë dhe vajzë adoleshentë.

Ata u gjetën  pranë një muri të shembur, në Samos.

Të gjithë të tjerët raportohen se vdiqën në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë.

Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Egje, 11 milje (17 km) larg brigjeve të provincës Izmir të Turqisë, në një thellësi prej 10 milje (16 km).

Tronditja u ndje në të gjithë rajonin, duke përfshirë Stambollin, ishujt grekë dhe deri në kryeqytetin grek Athinë, gjithashtu lëkundje të lehta u raportuan edhe në vendet fqinje.

Nga cunami i lehtë që shkaktoi tërmeti uji arriti në rrethin Seferihisar në jug të Izmirit, qyteti me rreth 4.5 milion njerëz dhe i goditur më keq nga tërmeti.

Në Izmir, dëshmitarët thanë se njerëzit dolën në rrugë në panik pas tërmetit. Kryebashkiaku i qytetit tha se gati 20 ndërtesa ishin shembur.

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë Fahrettin Koca tha se 38 operacione të ndihmës së shpejtë, dy helikopterë dhe 35 ekipe shpëtimi mjekësore, janë përfshirë në operacion.

Pamjet nga zona treguan ndërtesa të rrafshuara dhe të mbijetuar, duke dalë nga rrënojat, me ndihmën e punonjësve të urgjencës.

Guvernatori i Izmirit tha se deri tani 70 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat.

Së paku 14 të vdekur nga tërmeti tmerrues në Turqi dhe Greqi, ndiqni pamjet LIVE nga Turqia

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi ka arritur në 14, tha Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Sipas njoftimit, të plagosur janë shënuar 419 persona.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në 17 ndërtesa të shembura, ose të dëmtuara janë duke vazhduar.

Tërmeti i fortë u ndie në Greqi dhe Turqi. Dy njerëz vdiqën në ishullin grek të Samos, thanë zyrtarët atje.

Shkon në 12 numri i viktimave

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi ka arritur në 12, tha Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). Sipas njoftimit, të plagosur janë shënuar 419 persona.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në 17 ndërtesa të shembura, ose të dëmtuara janë duke vazhduar.

Tërmeti i fortë u ndie në Greqi dhe Turqi. Dy njerëz vdiqën në ishullin grek të Samos, thanë zyrtarët atje.

Sipas dëshmitarëve, njerëzit vrapuan në rrugë në panik në qytetin bregdetar të Izmirit, pas tërmetit. Disa lagje u mbushën me ujë deti, i cili shkaktoi përmbytje.

***

Dymbëdhjetë vetë humbën jetën dhe disa qindra u plagosën si pasojë e një tërmeti që goditi brigjet e Egjeut të Turqisë, tha të premten autoriteti i menaxhimit të katastrofave të vendit.

Tërmeti i fortë u ndje në Greqi dhe Turqi.

Kryebashkiaku i Izmirit, Tunxh Sojer tha se rreth 20 ndërtesa ishin shembur. Guvernatori i Izmirit tha se 70 njerëz ishin shpëtuar nga rrënojat.

Dëme pati edhe në ishullin grek, Samos. Drejtori i spitalit në Samos tha se katër persona u trajtuan atje për dëmtime të lehta.

Agjencia turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se epiqendra ishte në një thellësi prej 16,5 kilometra në Egje, me një magnitudë 6.6. Ekipe kërkimi dhe shpëtimi kanë shkuar në Izmir.

Udhëheqësit e Turqisë dhe Greqisë të mbërthyer në një mosmarrëveshje të ashpër mbi të drejtat e eksplorimit të burimeve natyrore në Mesdheun lindor, patën sot një bisedë telefonike.

Sipas presidencës së Turqisë, ata shfaqën shpresën se dy vendet do t’i kapërcejnë shpejt pasojat e tërmetit.

Presidenti Tajip Erdogan tha se Turqia është e gatshme të ndihmojë Greqinë nëse është e nevojshme, sipas zyrës së presidentit.

Më herët, ministrat e jashtëm të dy vendeve biseduan në telefon dhe u shprehën se ishin të gatshëm të ndihmonin njëri-tjetrin, tha Ankaraja.

Turqi/ Sërish tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

Ishujt Dodecanese në afërsi të Turqisë janë goditur sërish pak minuta më parë nga një tërmet i fuqishëm.

Sipas EMSC, lëkundjet kanë qenë të një magnitude 5.2 të shkallës rihter.

Sakaq numri i viktimave nga tërmeti i sotëm ka shkuar në 6, mes tyre

Image

6 viktima dhe 202 të plagosur 

Të paktën gjashtë njerëz kanë vdekur dhe 202 të tjerë janë plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi të premten Turqinë, raporton Reuters.

Sipas dëshmitarëve, njerëzit vrapuan në rrugë në panik në qytetin bregdetar të Izmirit, pas tërmetit. Disa lagje u mbushën me ujë deti, i cili shkaktoi përmbytje.

Kryetari i Izmirit, Tunc Soyer, tha se rreth 20 ndërtesa janë rrëzuar në provincë. Guvernatori i Izmirit tha se 70 vetë ishin shpëtuar nga rrënojat.

Image

"Për fat të keq, katër nga shtetasit tanë humbën jetën gjatë tërmetit", shkroi më herët në rrjetin social Twitter, ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca.

Tërmeti i fuqishëm në Detin Egje ka tronditur Turqinë dhe Greqinë. Më herët, ministri i Brendshëm i Turqisë tha se disa ndërtesa në provincën perëndimore të Izmirit u shkatërruan, raporton AP.

 

Lëkundja raportohet të ketë shkaktuar një cunami të vogël në portin e Samos.

Image

Ismail Yetiskin, kryetari i Bashkisë së Izmirit Seferihisar, tha se nivelet e detit u rritën si rezultat i tërmetit. "Duket se ka një cunami të vogël", i tha ai transmetuesit NTV.

Banorëve të ishullit grek të Samos, i cili ka një popullsi prej rreth 45.000, iu kërkua të qëndronin larg zonave bregdetare, ka thënë për Skai T, Eftyhmios Lekkas, kreu i organizatës greke për planifikimin anti-sizmik, raporton Reuters ."Ishte një tërmet shumë i madh, është e vështirë të kesh një më të madh", tha Lekkas.

Ankara informoi se ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Greqisë - të cilët ishin në një mosmarrëveshje të ashpër mbi pronësinë e burimeve të mundshme të hidrokarbureve në Mesdheun lindor - folën me telefon pas tërmetit dhe thanë se ishin gati të ndihmonin njëri-tjetrin.

Organi për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë tha se tërmeti i së premtes kishte një magnitudë 6.6 të shkallës të Rihterit.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti kishte magnitudë prej 6.9 shkallësh me një epiqendër 13 kilometra në verilindje të ishullit grek të Samos. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi për një fuqi 7.0 shkallë të Rihterit.

Mediat turke shfaqen pamje të rrënojave të një ndërtese shumëkatëshe në Izmirin qendror, dhe njerëz që ngjiteshin në të për të arritur tek ekipet e shpëtimit. Pamjet tregonin edhe për tym në disa pika në Izmirin qendror.

Mediat turke thanë se tërmeti u ndje në të gjithë rajonet e Egjeut dhe Marmaras, ku ndodhet edhe qyteti i Stambollit. Guvernatori i Stambollit tha se nuk ka raporte për dëme.

Tërmeti u ndje, gjithashtu, në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë. Mediat greke thanë se banorët e Samos dhe ishujve të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre. Nuk ka raportime të menjëhershme për të plagosur.

Image

Në janar më shumë se 30 njerëz u vranë dhe më shumë se 1,600 u plagosën kur një tërmet goditi provincën lindore të Elazig të Turqisë.

Në korrik 2019, kryeqyteti grek Athina u godit nga një dridhje që ndali energjinë në pjesë të mëdha të qytetit.

Një tërmet i fuqishëm që goditi qytetin turk Izmit, afër Stambollit, në 1999 vrau rreth 17,000 njerëz.

***

Katër viktima janë konfirmuar në Izmir nga tërmeti prej 6.6 shkallësh që e goditi Turqinë Perëndimore.

Përpos viktimave, vetëm në këtë qytet u raportuan edhe 120 persona të lënduar. Lajmin e bëri të ditur Agjencia shtetërore e Fatkeqësive.

Ndryshe, tërmeti i ka prekur edhe ishujt grek që ndodhen në Detin Egje.

Agjencia Anadolu ka shkruar se tërmeti ka qenë me fuqi prej 6.6 shkallësh, por disa medie tjera ndërkombëtare kanë shkruar se fuqia e dridhjes ka qenë rreth 7 shkallë të Rihterit.

***

Një tërmet me madhësi 7 ballë goditi Detin Egje mesditën e sotme. Tërmeti u ndje në disa provinca turke, përfshirë Stambollin, në disa ishuj grekë dhe gjithashtu në qytetin e Athinës. Disa ndërtesa u shembën në Izmir, Turqi. Autoritetet raportojnë një numër të panjohur të njerëzve nën rrënoja. U raportua gjithashtu një mini-cunami me valë rreth një metër larg provincës bregdetare turke të Izmirit.

Tërmeti, i regjistruar në detin në veri të Samos, shembi pjesën e përparme e kishës së Panagia Theotokou në Karlovassi, një nga vendpushimet turistike në ishullin grek. Në Vathi, një tjetër qendër ishulli, shtëpitë e pabanuara u shembën. Banorët e ishullit janë derdhur në rrugë në panik, por për momentin nuk raportohet për të vdekur ose të plagosur.

Mbrojtja Civile Turke (Afad) ka ftuar banorët e Smyrna të mos kthehen në ndërtesat që duken të dëmtuara dhe nga të cilat ata u larguan pas tërmetit të fortë. Popullsia kishte dalë në rrugë masivisht.

Image

 

"Ne jemi përkrah qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti me të gjitha mjetet e shtetit tonë. Ne kemi filluar aktivitetet e nevojshme në Rajon me të gjitha institucionet dhe ministritë e interesuara", njoftoi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

***

Tërmeti 7 ballë që goditi në mesditën e sotme brigjet e Turqisë ka shkaktuar dëmë të mëdha në ndërtesa, ndërsa disa raportohet se janë rrëzuar.

Për momentin është herët për të raportuar për viktima apo të lënduar, ndërsa ministri i Brendshëm Suleyman Soylu deklaroi se deri tani raportohen 6 godina të shembura.

Ndërkohë, pas tërmetit një valë uji është përplasur në brigjet e Izmirit duke shkaktuar një cunam të vogël.

Ndërkohë, sipas mediave turke është dhënë alarmi për cunam në Mesdhe, ndërsa aeroporti i Samosit në Greqi është mbyllur. 

***

Situata në Turqi vijon të jetë serioze, pas tërmetit të fuqishëm 6.6 ballë i shkallës rihter.

Mediat turke raportojnë se janë rrënuar të paktën 7 pallate në Izmir, ndërsa kanë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima edhe pse dëmet materiale janë shumë të mëdha.

Njerëz të shtrirë në rrugë dhe ndërtesa të shembur. Kjo është panorama që ofron sot qyteti i Izmirit.

***

Tërmeti i fuqishëm që ka goditur brigjet e Egjeut në Turq  ka qenë i magnitudës 7 ballë.

Epiqendra ka qenë 17 km larg brigjeve të Izmirit, ndërsa sipas Shërbimit Gjeologjik janë lëkundjet janë ndjerë deri në Stamboll, por edhe në Athinë.

Deri tani nuk dihet sa është numri i viktimave, por imazhet e publikuara në Izmir tregojnë shumë ndërtesa të shembura. Autoritetet dyshojnë për 29 viktima, por ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare.

Image

***

Një tërmet i fuqishëm ka goditur para pak minutash Turqinë, në qytetin Dode Dodekaneze, ku lëkundjet janë ndjerë deri në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.

Epiqendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, AFAD njoftoi intensitetin e tërmetit si 6.9, ballë i shkallës Rihter.

Image

Nga pamjet që vijnë nga Turqia, bëhet fjalë për një katastrofë të madhe, edhe pse për momentin flitet për dëme të mëdha materiale dhe jo për viktima.

Tërmeti shkundi edhe Turqinë, dalin pamjet e para të ndërtesave të shkatërruara

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ka goditur sot Turqinë dhe Greqinë. Epiqendra ishte në ishullin grek të Samos që ndodhet pranë brigjeve turke.

Qyteti Izmir në Turqi ka pësuar dëme të mëdha materiale. Shumë ndërtesa janë rrëzuar e shkatërruar, ndërsa të tjera kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Nuk ka ka ende raportime për viktima apo të lënduar.

 

Mediat turke kanë publikuar pamje të ndërtesave të shembura për shkak të lëkundjeve të forta sizmike. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat