“Ju jeni fashistë”/ Nuk vendosi maskën, politikani nxirret jashtë parlamentit hopa, mes sharjesh

Evropë

“Ju jeni fashistë”/ Nuk vendosi maskën, politikani nxirret jashtë parlamentit hopa, mes sharjesh

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 14:05
Vittorio Sgarbi

Ditën e djeshme (29 tetor), gjatë një seance parlamentare, politikani italian dhe kritiku i artit Vittorio Sgarbi u nxorr me forcë nga Parlamenti i Italisë, pasi ka bërë replika të ashpra, po ashtu edhe duke mos respektuar rregullat e pandemisë teksa ka hequr maskën gjatë kohës që po fliste.

“Ju jeni fashistë”– ka thënë Sgarbi.

Prej kohësh, politikani italian është kthyer në kritikun më të madh ndaj faktit se me koronavirusin po bëhet politikë për të manipuluar njerëzit.

Ai është përjashtuar nga salla e Parlamentit italian edhe në Qershor të këtij viti, pas fjalëve fyese ndaj kolegeve të tij femra. Ofendimet ishin në drejtim të deputetes së Forza Italia, Giusi Bartolozzi dhe zv.presidentes së Dhomës së Deputetëve, Mara Carfagna. Ishte kjo e fundit që kërkoi përjashtimin e Sgarbit, pasi ky i fundit filloi ti ofendote koleget me fjalët “shkofsh në të sëmës”, “budallaqe” apo “kur*ë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat