Erdogan reagon pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Turqinë

Evropë

Erdogan reagon pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Turqinë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 14:30
Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka publikuar një mesazh solidarizimi për qytetarët e prekur nga tërmeti me magnitudë 6,6 ballë që goditi brigjet e Egjeut në rrethin Seferihisar të Izmirit.

“U uroj të shkuara të gjithë qytetarëve tanë që u prekën nga tërmeti në Izmir”, shkroi presidenti turk në Twitter.

“Ne qëndrojmë pranë qytetarëve tanë që u prekën nga tërmeti me të gjitha mjetet e shtetit tonë. U mobilizuam me të gjitha institucionet tona përkatëse dhe ministrat tanë për të filluar punën e nevojshme në rajon”, tha Erdogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat