Izmiri “pushtohet” nga një re pluhuri/ U shkund prej tërmetit 6,6 ballë, pasojat e lëkundjeve shkatërruese

Evropë

Izmiri “pushtohet” nga një re pluhuri/ U shkund prej tërmetit 6,6 ballë, pasojat e lëkundjeve shkatërruese

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 14:34
Izmir

Ditën e sotme, një tërmet me magnitudë 6,6 do të godiste brigjet e rajonit Seferihisar, në qytetin Izmir të Turqisë.

Pamje të kapura pak çaste pas lëkundjeve të fuqishme sizmike shfaqin pasojat shkatërruese. Një re pluhuri ka përfshirë qytetin prej dëmtimeve apo rrëzimeve të godinave. Teksa dyshohet për viktima, ende nuk ka asgjë zyrtare.

Sipas informacionit në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), theksohet se tërmeti u regjistrua në orën 14:51 me kohën lokale, me magnitudë 6,6 ballë në Detin Egje, 17 kilometra nga brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir.

Epiqendra e tij ishte me një thellësi 16,54 kilometra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat