Po luante me video-lojëra, i riu turk tmerrohet nga dridhjet e fuqishme të tërmetit që goditi Izmirin

Evropë

Po luante me video-lojëra, i riu turk tmerrohet nga dridhjet e fuqishme të tërmetit që goditi Izmirin

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 14:48
Pamje nga video

Një djalë i ri nga qyteti turk i Izmirit ishte duke luajtur video-lojëra në dhomën e tij, kur në mënyrë të befasishme gjithçka brenda dhomës së tij filloi të lëkundej.

Fillimisht ai nuk reagon edhe aq shumë me panik, por kur e kupton se dridhjet sa vinin e bëheshin më të fuqishme, u ngrit në këmbë për të dalë nga dhoma.

E ky moment është filmuar nga kamera që e kishte të vendosur mbi kompjuter, dhe ka kapur momentet rrëqethëse të riut që bën të pamundurën për t’i shpëtuar më të keqes.

Videoja e publikuar më poshtë deri më tani është shikuar nga miliona njerëz, dhe besohet të ketë ndodhur në qytetin e Izmirit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat