Tërmeti dhe cunami/ Profesori i Sizmologjisë paralajmëron: Çfarë pritet orët në vijim?

Evropë

Tërmeti dhe cunami/ Profesori i Sizmologjisë paralajmëron: Çfarë pritet orët në vijim?

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 17:58
Manolis Skordilis

Sizmiologët grekë kanë paralajmëruar lëkundje të tjera tërmeti në orët në vazhdim.

Manolis Skordilis, profesori i Sizmologjisë në Universitetin e Selanikut ka deklaruar  se po pritet ende që të mblidhet informacion i nevojshëm në lidhje me atë që mund të vihet në orët në vijim.

Skordilis, sipas Prothema tha se nuk mund të thuhet nëse ai që ndodhi ishte tërmeti më i fortë, por shtoi se kjo do të sjellë pasoja të tjera.

“Prehistoria e zonës ka dhënë fakte të forta në të kaluarën. Në vitin 1904 ndodhi një tërmet me madhësi të ngjashme, 6.8 rihter, me epiqendër rreth 30 kg në jug të epiqendrës së sotme. Ndërkohë që në vitin 1941 u regjistrua një tërmet pak më i vogël 6 Rihter “, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat