Rrëfimi i qytetarit turk: U hodha nga ndërtesa kur po shembej nga tërmeti

Evropë

Rrëfimi i qytetarit turk: U hodha nga ndërtesa kur po shembej nga tërmeti

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 18:01
Pamje nga tërmeti në Turqi

Zeki Sysaj, një qytetar në Izmir, është hedhur nga ndërtesa, kur tërmeti e goditi qytetin, raporton CNN.

“U hodha jashtë në sekondën e fundit kur ndërtesa u shemb”, ka thënë Soysal.

“Aty ishte një grua më e moshuar, por ne e shpëtuam atë. Në ndërtesën afër tonës po provojnë akoma të nxjerrin njerëz nga brenda”, ka shtuar ai.

Një tërmet me magnitudë 7.0 shkallë të Rihterit e ka goditur detin Egje dhe dridhjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në Turqi dhe në Greqi.  

Së paku tetë persona kanë vdekur në Turqi dhe Greqi, si pasojë e tërmetit.

Dëmet më të mëdha janë bërë në qytetin e Izmirit në Turqi. Raportohet se rreth 20 ndërtesa janë shkatërruar, po ashtu veturat kanë goditur njerëz nëpër qytet.

Tërmeti ka shkaktuar dëme edhe në ishullin grek Samos në detin Egje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat