Dallgët e detit “shkundin” anijet e peshkatarëve si pasojë e dridhjeve të fuqishme të tërmetit në Turqi

Evropë

Dallgët e detit “shkundin” anijet e peshkatarëve si pasojë e dridhjeve të fuqishme të tërmetit në Turqi

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 19:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tërmeti me fuqi shkatërruese prej 7.0 magnitudë që goditi Turqinë dhe Greqinë, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe në njerëz.

Deri më tani raportohet për katër të vdekur në Turqi dhe mbi 120 tjerë të lënduar, e pamje të ndryshme amatore tregojnë pasojat e këtij tërmeti.

Ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen ishin pamjet e filmuara në bregun detar të Izmirit, ku dhjetëra anije të peshkimit lëkundeshin sikur të ishin të punuar nga letra, për shkak të dallgëve që ishin shkaktuar si pasojë e dridhjeve.

Në Seferihisar rrugët janë mbuluar nga uji e qytetarët vraponin nëpër zona më të sigurta, për faktin se nga njëra anë rrezikoheshin nga shembja e ndërtesave dhe nga sasia e madhe e ujit që shkatërronte gjithçka para vetes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat