Mohuesit e COVID-19 protestojnë në Spanjë, kundërshtojnë masat

Evropë

Mohuesit e COVID-19 protestojnë në Spanjë, kundërshtojnë masat

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 21:16
Spanjë

Protestuesit spanjollë që mohojnë ekzistencën e koronavirusit dhe kundërshtojnë masat kufizuese, janë “përplasur me policinë gjatë së premtes.

Rreth 50 protestues kanë hedhur tulla dhe fishekzjarrë ndaj policisë në qendër te qytetit. Policia ka arritur t’i zmbraps protestuesit.

Protesta paqësore kishin ndodhur edhe ditë më parë në Spanjë, ku rreth 700 njerëz kanë kundërshtuar masat kufizuese për COVID-19, shkruan Reuters.

Spanja, duke qenë një ngas vendet më të goditura nga pandemia, ka vendosur gjendje të jashtëzakonshme gjatë kësaj jave. Gjendja e jashtëzakonshme u ka dhënë autoriteteve shtetërore fuqi për ta kufizuar lëvizjen përmes kufizimeve dhe shtetrrethimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat