Tërmeti bashkon Turqinë dhe Greqinë, Mitsotakis: Në këto momente duhet të qëndrojmë së bashku

Evropë

Tërmeti bashkon Turqinë dhe Greqinë, Mitsotakis: Në këto momente duhet të qëndrojmë së bashku

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 22:31
Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan pas rënies së tërmetit me madhësi 6.7 që goditi Samos dhe Izmir. Kryeministri grek i ka përcjellë Presidentit të Turqisë ngushëllimet e tij të përzemërta për humbjen e njerëzve në Turqi duke thënë se pavarësisht konflikteve që kanë në këto momente ata duhet të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

“Unë telefonova Erdogan të shpreh ngushëllimet e mia për humbjen tragjike të jetëve nga tërmeti që goditi të dy vendet tona. Pavarësisht nga dallimet tona, këto janë momente kur njerëzit tanë kanë nevojë të qëndrojnë së bashku”, tha Mitsotakis.

Më parë, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias, kontaktoi përmes telefonit me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu, menjëherë pas tërmetit që ra në Detin Egje dhe shprehu gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar evakuimin e qytetarëve që kanë mbetur nën rrënojat e Smyrna.

Tërmeti me magnitutë 6.6 në shkallë rihter ka rënë në detin Egje në orën 12:51, 19 kilometra nga ishulli grek i Samos dhe në shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri. Deri më tani në Turqi janë regjistruar 4 disa viktima dhe 120 qindra të plagosur. Ndërkohë që dyshohet se ka ende njerëz nën rrënoja. Ndërsa në Greqi janë raportuar 9 të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat