Video e cunamit në Turqi dhe Greqi/ Ja sa lart u ngritën dallgët

Evropë

Video e cunamit në Turqi dhe Greqi/ Ja sa lart u ngritën dallgët

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 23:40
Ekspertët gjermanë kanë përllogaritur se dallgët e cunamit janë ngritur deri në 1.5 metra

Një tërmet i fuqishëm i shkallës 7 Rihter goditi Turqinë dhe Greqinë, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke vrarë të paktën 20 persona.

Një prej tyre është mbytur.

Qindra janë plagosur.

Ajo që ka bërë shumë përshtypje ishte një valë cunami që përfshiu Seferihisarin në Turqi dhe qytetin Vathy në Greqi. Ekspertët paralajmëruan se mund të ketë edhe një cunami tjetër.

Sipas gazetës BILD, ekspertët gjermanë kanë përllogaritur se dallgët e cunamit janë ngritur deri në 1.5 metra.

Ndërkohë në breg ato ishin rreth 3 metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat