Tërmeti tragjik në Egje, 24 të vdekur dhe mbi 800 të plagosur

Evropë

Tërmeti tragjik në Egje, 24 të vdekur dhe mbi 800 të plagosur

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 08:50
Ilustrim

Rritet bilanci i viktimave pas tërmetit të frikshëm të magnitudës 7 ballë të shallës rihter në Turqi. Sipas raportimeve të fundit, lëkundjet e forta sizmike i kanë marrë jetën 24 personave deri më tani.

804 qytetarë të tjerë kanë mbetur të plagosur, 743 në Izmir, 5 në Manisa, 2 në Balıkesir dhe 54 në Aydın.

Tërmeti është pasuar nga 410 pasgoditje, 33 prej të cilave me magnitudë mbi 4.0. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30 me orën lokale në turke, Izmiri është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.0 ballë.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të ndërhyjnë në 9 nga 17 ndërtesat e shembura, ndërsa puna për gjetje të jetëve të gjalla nën rrënoja ka vijuar pa ndalin edhe gjatë natës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat