Nje mësim nga Estonia: Pse shkëlqeu në mësimin online

Evropë

Nje mësim nga Estonia: Pse shkëlqeu në mësimin online

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Pas vendimit të qeverisë në periudhën e karantinës për ta zhvilluar mësimdhënien online, pjesa më e madhe e nxënësve – por edhe e mësuesve  e gjetën veten të papërgatitur, pa qasje në një kompjuter apo internet si edhe pa aftësitë e duhura për t’u përshtatur me mësimin online dhe platformat e realizimit të një procesi të tillë mësimor, raporton The Guardian.

Mësimi online nuk është praktikë e zakonshme e procesit mësimor. Sidoqoftë, Estonia shkëlqeu dhe jo më kot.

Shumë para se të përhapej virusi, Estonia i dha përparësi kombëtare aftësive dixhitale, internetit të shpejtë dhe infrastrukturës së sofistikuar të IT-së. Në vitin 2001, ishte një nga vendet e para në botë që e konsideroi aksesin në internet si një e drejtë e njeriut.

Shkollat estoneze kanë përdorur materiale studimi dixhitale dhe sisteme elektronike të menaxhimit të shkollës për vite me radhë, kështu që kur goditja e pandemisë i detyroi qeveritarët të mbyllnin shkollat në kryeqytetin Tallinn, fëmijët nuk patën ndonjë problem të madh.

Para Covid-19, fëmijët në shkollën private Tartu Erakool kishin iPad-et e tyre të cilët menaxhoheshin nga shkolla dhe përdoreshin si rutinë për të zhvilluar mësimin. Patjetër që të qenurit pjesë e një shkolle private ka disa përfitime shtesë, megjithatë që kur Estonia fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në 1991, udhëheqësit e vendin e kanë konsideruar krijimin e një shteti dixhital si një nga përparësitë me në qendër arsimin, transmeton abcnews.al

Para pandemisë, shumica e shkollave në Estoni përdornin në mënyrë rutinë materiale studimore dixhitale, duke përfshirë një platformë të librave dixhitalë të quajtur Opiq dhe sisteme elektronike të menaxhimit të shkollave si eKool, të cilat lidhin nxënësit, prindërit dhe mësuesit.

Jo çdo fëmijë në Estoni ka qasje në kompjuter dhe tablet, por gjatë pandemisë, shkollat, autoritetet lokale dhe organizatat vullnetare ndërhynë për të zgjidhur çdo problem.

Estonia po konsiderohet gjithnjë e më tepër si një nga vendet me sistemin më të mirë arsimor në Europë, duke tejkaluar edhe Finlandën në testet ndërkombëtare të Programit për Vlerësimin e Studentëve (PISA).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat