Turqia bën bilancin e tërmetit shkatërrues që goditi Izmirin

Evropë

Turqia bën bilancin e tërmetit shkatërrues që goditi Izmirin

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 08:16
Izmir

Në Turqi grupet e shpëtimit kanë nxjerrë 103 të shpëtuar nga rrënojat pas tërmetit në Egje. Numri i viktimave ka arritur në 37, ndërsa ai i të plagosurve 885. Hollësitë i ka dhënë presidenti Recep Tayyip Erdoğan, i cituar nga Anadolu Agency, pas një vizite në zonën e dëmtuar.

Ai tha se rreth 2,9 milionë dollarë u ndanë deri më tani për zonën e goditur nga tërmeti në Egje, por më shumë do të sigurohen sipas nevojës.

Presidenti tha se 35 stacione lëvizëse janë dërguar në rajon, ndërsa 25 janë instaluar tashmë, duke shtuar se pasi të hiqen të gjitha rrënojat, do të fillojë puna për t’ua ndërtuar shtëpitë atyre që iu shembën.

Erdoğan gjithashtu tha se Ministria turke e Arsimit do të merrte një vendim nëse do të vazhdonte ose jo pezullimin e arsimit në zonë.

Presidenti turk gjithashtu tha se konviktet janë në dispozicion për të prekurit nga tërmeti, nëse ata kanë dëshirë të qëndrojnë aty,

Pas katastrofës, 88 shtete kanë përcjellë mesazhet e tyre të solidaritetit. Presidenti i Turqisë ka falënderuar “të gjitha vendet mike” që shprehën ngushëllime dhe gatishmëri për të ndihmuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Izmirin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat