Vuçiq inkurajon proserbët në MZ: Fitoni dhe tërhiqeni, kështu nuk ndodh askund

Evropë

Vuçiq inkurajon proserbët në MZ: Fitoni dhe tërhiqeni, kështu nuk ndodh askund

Nga: B.S. Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 08:36
Aleksandar Vuçiq në Podgoricë

Kyetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë, gjatë takimit të djeshëm me udhëheqësit e Frontit Demokratik (proserb) në Mal të Zi, se nuk pajtohet me vendimin e Frontit Demokratik që të mbështesë qeverinë e eksperëtve, dhe se në asnjë sistem politik nuk ka shembull që fituesit në zgjedhje të tërhiqen dhe t'ua lënë qeverinë atyre të cilët nuk kanë marrë pjesë në garë.

Vuçiq, sipas informatave jozyrtare të gazetës "Pobjeda" të Podgoricës, në takimin në Shtëpinë serve ka thënë se ajo që kanë bërë liderët e FD-së nuk ekziston në asnjë sistem politik.

- Fito dhe më pas tërhiqu në emër të atyre që nuk morën pjesë në zgjedhje dhe për të cilët populli nuk ka dëgjuar kurrë. Kështu nuk ndodh në asnjë sistem politik - tha Vuçiq.

Sipas "Pobjedas"-s, udhëheqësit e Frontit, Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq, i kanë thënë Vuçiqit se që nga fillimi i negociatave, ata nuk kanë kërkuar post ministror apo të nënkryetarit, por kanë menduar se përqindja e votave të fituara duhet të respektohet. Ata thanë se pranuan qeverinë e ekspertëve, mandatari Zdravko Krivokapiq mori përgjegjësinë me kërkesën që t'i lejohet 200 ditë të punojë me kandidatët e tij të propozuar. Si arsye të pranimit, ata thanë se "në mënyrë që të demonstrojnë edhe një herë para qytetarëve se DPS ka rënë".

Aleksandar Vuçiq ka marrë pjesë dje në varrimin e mitropolitit të Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi Amfilohije dhe, siç bëjnë me dije mediat e rajonit, atje ka shkuar pa e njoftuar fare ministrinë e punëve të jashtme të Malit të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat