Italia do t’i ashpërsojë masat për ta luftuar COVID-19, por frenohet nga mbyllja

Evropë

Italia do t’i ashpërsojë masat për ta luftuar COVID-19, por frenohet nga mbyllja

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 14:42
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte

Italia do të ashpërsojë masat për të frenuar përhapjen e koronavirusit, por është frenuar nga mbyllja e shtetit.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka kumtuar vendimet e reja sot, ndërsa numri i të infektuarve, i të hospitalizuarve dhe i të vdekurve po vazhdon të rritet.

Conte i ka thënë parlamentit se do të aplikohen masa më të ashpra, përfshirë edhe ndalim të udhëtimeve mes rajoneve që janë goditur më së rëndi dhe aplikim të orës policore. Ai ka thënë se këto janë të nevojshme për të frenuar përhapjen e virusit.

“Përkundër përpjekjeve tona, zhvillimi i pandemisë në ditët e fundit është shqetësues”, ka thënë Conte, duke paralajmëruar se njësiti i kujdesit intensiv mund të mbingarkohet në 15 nga 20 rajonet e Italisë deri muajin e ardhshëm nëse nuk merren masa më të ashpra. “Duhet të intervenojmë me masa strikte”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat