Fjalët e para të Kryeministrit austriak pas sulmit në Vjenë: Kurrë nuk do të dorëzohemi para terroristëve, do t’i luftojmë me vendosshmëri

Evropë

Fjalët e para të Kryeministrit austriak pas sulmit në Vjenë: Kurrë nuk do të dorëzohemi para terroristëve, do t’i luftojmë me vendosshmëri

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 23:45
Sebastian Kurz

Ka reaguar kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz, pas sulmit terrorist që ndodhi në Vjenë ku aktualisht raportohet për një person të vdekur dhe disa të plagosur, mes tyre një polic.

Kurz ka thënë se kurrë nuk do të dorëzohen para terroristëve dhe se do t’i luftojnë me vendosshmëri.

“Ne jemi duke përjetuar orë të vështira në Republikën tonë. Unë do të doja të falënderoja të gjithë punonjësit e urgjencës që po rrezikojnë jetën e tyre sidomos sot për sigurinë tonë. Policia jonë do të veprojë me vendosmëri kundër autorëve të këtij sulmi të neveritshëm terrorist. Më vjen mirë që oficerët tanë të policisë tashmë mund të nxjerrin një fajtor. Ne kurrë nuk do të frikësohemi nga terrorizmi dhe do t’i luftojmë me të gjitha mjetet”, ka shkruar Kurz.

Ai ka thënë tutje se i gjithë vendi në këtë moment është me viktimat, të plagosurit dhe të afërmit e tyre, të cilën ju shpreh keqardhjen e tij më të thellë.

Ai ka shprehur falënderimin për BE dhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë për solidaritetin që kanë treguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat