Abazoviqi nuk lëshon pe: Në siguri nuk mund të hyjnë ata që janë kundër Malit të Zi

Evropë

Abazoviqi nuk lëshon pe: Në siguri nuk mund të hyjnë ata që janë kundër Malit të Zi

Nga: B.S. Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 12:50
Dritan Abazoviqi

Udhëheqësi i lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq, thotë se gjithçka tani është në duart e mandatarit Zdravko Krivokapiq dhe se varet prej tij nëse qëndrimi ndaj qeverisë së ekspertëve në Mal të Zi do të betonohet ose mund të ndodhin ndryshime.

- Ne të gjithë kemi arritur në marrëveshje së bashku për t'i dorëzuar shkopin Krivokapiqit dhe që ai të krijojë një ekip që ai mendon se është më i miri dhe me të cilin mund të bashkëpunojë. Unë mendoj se mund të kishim formuar qeverinë në 15 ditë nëse të gjithë deputetët, 41 nga ne, do të kishin shprehur vetëm një qëndrim - se do të mbështesin qeverinë dhe do të jenë në dispozicion nëse kryeministri vendos t'i ftojë në atë qeveri. Por gjithashtu, nëse ai vendos t'i lërë  jashtë, se ai nuk do të ketë ndonjë zemërim dhe se nuk do të ketë ndonjë kërkesë të veçantë - tha Abazoviq në një intervistë për "Kurir"-in.

Ai gjithashtu theksoi se kishte fjalë të rënda në takimin e fundit me Krivokapiqin.

- Kishte fjalë të rënda, por unë kam një perceptim tjetër. Unë mendoj se është vetëm aktrimi i shkëlqyeshëm i njerëzve të caktuar. Kishte fjalë të rënda, nuk kishin të bënin me mua, është një pjesë integrale e punës... - tha Abazoviq.

Abazoviqi tha edhe se në takim me Krivokapiqin, nuk ishin pajtuar se kujt personalisht i përket sektori i sigurisë.

- Nuk jemi pajtuar personalisht, por nuk ka asnjë kompromis, sepse nuk do të luajmë bixhoz në Malin e Zi. Për sa kohë që varet nga ne, nuk do ta bëjmë. Nëse nuk u përshtatet atyre, nëse duan të prezantojnë njerëz që nuk janë me qëllime të mira ndaj këtij vendi ... Unë nuk mund ta pranoj këtë dhe lirisht le t'i gjejnë katër deputetë të tjerë për ta bërë atë shumicë - tha Abazoviq.

Sipas tij, teza se u votua për politikanët, dhe jo për ekspertët, nuk është e vërtetë.

- Qytetarët votuan për ndryshime, për diskontinuitet, atyre o doli përkrye kreje konceptii qeverisjes i DPS-së, dhe ky është koncepti i shtetit partiak. Unë nuk kam asgjë kundër asnjë politikani, ajo që kemi thënë është se koncepti i qeverisë së ekspertëve është më i miri, duke pasur parasysh situatën shumë komplekse ekonomike dhe shëndetësore. Plus, ne jemi një shoqëri e ndarë, nuk e di se si udhëheqësit e DF-së nuk mund ta kuptojnë këtë - tha Abazoviq.

Në pyetjen pse ai mund të jetë një ministër, ndërsa Milan Knezheviq dhe Andrija Mandiq nuk munden, Abazoviq tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se problemi është që udhëheqësit e DF-së tani duan të paraqiten si një entitet.

- Ata ishin të gjithë brenda koalicionit Për Ardhmërinë e Malit të Zi, të udhëhequr nga Zdravko Krivokapi. Dritan Abazoviq ishte fer, tha se mandatar do të ishte Zdravko Krivokapiq, ndryshe nga ata, që nuk e dëshironin udhëheqësin e tyre të listës për mandatar - shtoi Abazoviq.

Ai theksoi se mund ta shihte veten si ministër i mbrojtjes, por shtoi se nuk ka problem që vendi i tij, për sa i përket shumicës së re, të jetë në parlament. Aty e shoh veten.

- Nëse dikush mendon se mund të ndihmoj diku tjetër, do të jem, por për ta shtyrë veten ... Kjo më zhgënjeu shumë në krahasim me udhëheqësit e tjerë të opozitës. Dritan Abazoviqi nuk do të jetë problem. Asgjë, Dritan Abazoviqi nuk do të jetë në qeveri. A është Mandiqi problem? Nuk do të jetë në qeveri. Duhet ta themi vetë. Askush nuk duhet të na dëbojë dhe nuk duhet të luftojmë me askënd në media, por duhet ta themi vetë me sinqeritet - theksoi Abazoviq, duke shtuar se problem qëndron në atë se DF-ja ka hequ dorë nga mandatari Krivokapiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat