Rekord i rasteve të reja me koronavirus në Itali pas mbi 182 mijë testimeve të kryera

Evropë

Rekord i rasteve të reja me koronavirus në Itali pas mbi 182 mijë testimeve të kryera

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Italia regjistroi sot një tjetër rekord rastesh me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë shënuar 28,244 raste të reja me Covid 19 në 182,287 tamponë  të kryera (ndërsa të hënën ishin 22,253 raste pozitive në 135,731 testime). 

Në 24 orët e fundit, u regjistruan 353 vdekje të tjera (përkundrejt 233 një ditë më parë), duke e çuar në 39,412 numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht raste aktive janë 418.142 (+21.630 në krahasim me të hënën).

Të shëruarit dhe të shkarkuarit nga spitalet janë 302.275 (+6.258).

Janë 1,477 pacientë Covid të shtruar në 24 orët e fundit në pavijone jo-intensive, në total 23,339. Në kujdesin intensiv, nga ana tjetër, rritja është 203 pacientë në një ditë të vetme, në total 2,225.

Rajonet më të prekura mbeten: Lombardia (+6.804), Piemonte (+3.169) dhe Campania (+2.971).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat