Picula: Të komprometuarit nuk kanë vend në Qeverinë e Malit të Zi

Evropë

Picula: Të komprometuarit nuk kanë vend në Qeverinë e Malit të Zi

Nga: B.S. Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 10:18
Tonino Picula

Është në interesin e qytetarëve malazezë që të kenë njerëz të pakomprometuar në pushtetin ekzekutiv dhe Bashkimi Evropian do të bashkëpunojë me të zgjedhurit, sepse nuk mund të kundërshtojë zgjedhjen e tyre, tha Tonino Picula, raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi.

Ai i tha "Vijesti"-it të Podgoricës se inkurajon faza e fundit e marrëveshjes ndër-partiake mbi strukturën dhe përbërjen e qeverisë së re dhe se dallimet e caktuara midis partnerëve të koalicionit ishin të kuptueshme, raportojnë agjencitë e rajonit.

Picula theksoi se BE-ja dhe institucionet e saj përfundimisht nuk po ndërhyjnë në procesin e formimit të qeverisë së re malazeze dhe përkujtoi se më parë ka theksuar pjekurinë e lavdërueshme demokratike të treguar nga qytetarët malazezë me pjesëmarrje të respektueshme në votime në kushte të vështira pandemie.

"Faza e fundit e marrëveshjes ndër-partiake mbi strukturën dhe përbërjen e qeverisë së re është inkurajuese. Ekziston një thënie e mirënjohur se është më lehtë të vish në pushtet me koalicione, por është më e vështirë të qeverisësh.Duke pasur parasysh që ky është një proces premierë, ​​sepse nuk ka pasur asnjë tranzicion demokratik të pushtetit në Malin e Zi deri më tani, disa ndryshime midis partnerëve të koalicionit janë të kuptueshme.", tha Picula.

Siç është e ditur, përkundër liderëve të Frontit Demokratik (proserb) që në qeveri të përfshihen edhe politkanët, Dritan Abazoviqi i lëvizjes qytetare URA nuk ka lëshuar pe në insistimin se qeveria e re e Malit të Zi duhet të jetë qeveri e ekspertëve. Pa katër deputet e kësaj lëvizjeje opozita e cila i fitoi zgjedhjet në Mal të Zi nuk mund ta ketë shumicën në parlament.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat