6 ditë pasi tërmeti goditi Izmirin, ekipet e kërkim-shpëtimit përfundojnë punën/ 114 persona humbën jetën 1035 u plagosën

Evropë

6 ditë pasi tërmeti goditi Izmirin, ekipet e kërkim-shpëtimit përfundojnë punën/ 114 persona humbën jetën 1035 u plagosën

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 11:24
Izmir

Kanë përfunduar punimet e ekipeve të kërkim-shpëtimit në qytetin e Izmirit në Turqisë, pas goditjes nga tërmeti i fuqishëm prej 6.6 ballë.

Sipas mediave turke, numri i viktimave është 114, ndërsa të plagosur janë 1035.

Ndërkohë, 137 persona vazhdojnë të jenë të shtruar në spitale, ndërsa 898 kanë marrë mjekimin dhe kanë dalë nga spitali.

Kryetari i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Güllüoğlu, njoftoi se kanë përfunduar punimet e ekipeve të kërkim-shpëtimit në qytetin Izmir të Turqisë të goditur nga tërmeti 6,6 ballë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar punimet. Falënderojmë secilin punonjës, vullnetar që ka kontribuar. Mirënjohjet tona më të përzemërta. Ndërsa vazhdojmë të punojmë intensivisht në lidhje me çështjet tjera”, shkroi Güllüoğlu nga Twitter.

Tërmeti tragjik goditi vendin të premten e kaluar, ndërsa lëkundjet u ndjenë dhe në ishullin grek Samos, ku dy persona humbën jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat