​Sllovenia me 2025 infeksione dhe 29 vdekje të reja

Evropë

​Sllovenia me 2025 infeksione dhe 29 vdekje të reja

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit, 2.025 infeksione të reja janë konfirmuar në Slloveni dhe 29 persona kanë vdekur nga COVID-19, që është më i larti deri më tani, por përfaqësuesi i qeverisë shpreh optimizëm se vala e dytë e epidemisë do të qetësohet “në planin afatgjatë”, pasi numri i riprodhimit të përhapjes së infeksionit po bie.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Lubjanë, zëdhënësi i qeverisë Jelko Kacin tha sot se përqindja e infeksioneve të konfirmuara ishte ende e lartë, 32 për qind dje, por se ishte inkurajuese që numri i riprodhimit, i cili tregon se sa njerëz infektojnë njerëzit e tjerë, po zvogëlohet dita-ditës .

“Tri ditë më parë, numri riprodhues ishte 1.21, një ditë më vonë 1.17, dhe tani është 1.14, dhe në ditët në vijim do të bie në një”, tha Kacin, duke shtuar se kjo do të thotë që një person i infektuar do të jetë në gjendje të infektojë vetëm një person tjetër, i cili është tregues pozitiv pasi siguron kushtet për qetësimin e epidemisë “në planin afatgjatë” dhe dëshmon se masat e marra po funksionojnë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, me infeksionet e reja të konfirmuara në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i infeksioneve që nga fillimi i epidemisë është rritur në 39.408, nga të cilat 23.417 janë raste aktive, dhe incidenca 14-ditore për 100.000 banorë në dy javët e fundit, është 1,117 .

Aktualisht, 979 pacientë të pranuar për COVID-19 janë të shtruar në spital, nga të cilët 158 janë në njësitë e kujdesit intensiv të spitaleve COVID.

Ndryshe, numri i vdekjeve në Slloveni është rritur në 441 që nga fillimi i epidemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat