Gazeta britanike “The Sun”: Putin do të jap dorëheqje

Evropë

Gazeta britanike “The Sun”: Putin do të jap dorëheqje

Nga: F.B Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 11:16
Putin

Vladimir Putin (68) planifikon që të braktis postin e presidentit të Federatës ruse në fillim të vitit që vjen, si pasoje e frikës për shëndetin e tij, kanë thënë mbrëmë burime nga Moska, shkruan gazetar britanike “The Sun”, por edhe mediet tjera, transmetojnë “Alo” dhe “Bota Sot”.

Ekspertët nga Kremlini kanë thënë se xhirimet e kohëve të fundit kanë dëshmuar se presidenti i fuqishëm 68 vjeçar ka simptoma të mundshme të sëmundjes së Parkinsonit, ndërsa analistët theksojnë se ish-femra e tij Alina Kabaeva (37) po e lut që të lirohet nga pushteti.

Vëzhguesit që kanë përcjell me kujdes xhirimet e lëvizjeve të Putinit, kanë thënë se ka pas dridhje të vazhdueshme të këmbës dhe dukej sikur ndjen dhembje derisa mbështetej në karrige. Po ashtu u vërejt se gishtat derisa mbante stilolapsin dhe filxhanin e kafes, ku besohej se kishte koktej kundër dhembjeve.

Spekulohet se edhe pushteti i tij 20 vjeçar që është më e gjata pas Stalinit, mund të jetë pranë fundit dhe ato janë rritur këtë javë kur janë krijuar ligje që do ta bëjnë atë senator të përjetshëm kur të jap dorëheqje.

Ligëvënia që vetë Putin ka kaluar nëpër Parlament që të i garantohet imunitet ligjor nga ndjekja penale dhe përfitimet shtetërore deri në vdekje.

Profesori rus nga Moka Valeri Solovei ka përforcuar deklarimet se Putin mbase ka sëmundjen e Parkinsonit. Akademiku ka thënë se kupton se partnerja e pazbuluar e Putinit, Alina ka bërë presion ndja tij për të heq dorë së bashku me vajzat e tij Marija Vorontsov (35) dhe Katerina Tihonov (34).

“Familja ka ndikim të madh në te, ai synon të kryej pranim-dorëzimin në janar” thotë Solovei.

Profesori parashikon se Putin së shpejti emëron kryeministrin e ri që do të jetë pasardhës i tij. Personali i tij shumë herë ka zvogëluar zërat se ai po “përgatitet” për dorëheqje.

Vetë Putin rregullisht publikon fotografi ku ai duket mirë dhe shtrëngueshëm, duke gjatuar, shtënë, luan apo kaluar dhe duke luajtur hokej.

“Kjo është praktikë që bëhet në shumë vende dhe është e arsyeshme, nuk është risi nga praktikat ndërkombëtare” tha zëdhënësi i tij Dmitrij Peskov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat