Prindërve u ndalohet me ligj të qëllojnë fëmijët me shuplakë në Skoci

Evropë

Prindërve u ndalohet me ligj të qëllojnë fëmijët me shuplakë në Skoci

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Nga sot hyn në fuqi dekreti i ndalimit të dënimit fizik për fëmijët.

Nga sot në Skoci prindërve u ndalohet të qëllojnë me shuplakë fëmijët e tyre apo çdo fëmijë tjetër, pas ligjit që heq të drejtën edhe për atë që më parë njihej si “dënimi i arsyeshëm”, për bijtë ose bijat.

Mediat britanike thonë se Uellsi do të ndjekë shpejt shembullin e Skocisë duke aprovuar masën në 2022.

Një zëdhënës i qeverisë skoceze në Edinburg tha: “Kjo do të thotë se të gjitha format e dënimit trupor në lidhje me fëmijët e familjes, janë ilegale tashmë në Skoci pasi fëmijët do të kenë të njëjtën mbrojtje si të rriturit në lidhje me agresionet.”

Ndryshimi i ligjit i aplikohet të gjitha formave të ‘disiplinimit’ fizik pas 7 nëntorit.

Deri sot ligji në Skoci parashikonte që prindërit mund të përdornin si justifikim “dënimin e arsyeshëm” për ndëshkimet ndaj të vegjëlve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat