Ra vlera e lirës, jep dorëheqje Ministri i Thesarit në Turqi

Evropë

Ra vlera e lirës, jep dorëheqje Ministri i Thesarit në Turqi

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 21:58
Berat Albayrak

Jep dorëheqjen përmes Instagramit Ministri turk i Financave

Ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë Berat Albayrak, dhëndri i Presidentit Erdogan, dha dorëheqjen sot për “arsye shëndetësore”.

Njoftimi u bë nga vetë ministri përmes profilit të tij në Instagram.

Dorëheqja është konfirmuar më pas edhe nga burime zyrtare dhe u transmetua në mediat turke.

Dje presidenti Erdogan mori vendimin për të zëvendësuar Guvernatorin e Bankës Qendrore Murat Uysal.

Një zgjedhje, kjo e fundit, e cila shkaktoi rënien e menjëhershme të monedhës kombëtare, lira, e cila ra në nivelet më të ulëta historike ndaj dollarit.

“Pas mbajtjes së posteve ministrore për pesë vjet, unë mora vendimin për të mos vazhduar funksionin tim si ministër i Financave për shkak të problemeve shëndetësore,” shkroi Berat Albayarak.

Ai ka shtuar se dëshironte të kalonte më shumë kohë me familjen e tij, “neglizhuar për shumë vite nga puna e tij”.

Pas njoftimit të dorëheqjes, llogaria e tij në Twitter u fshi.

Albayarak u emërua Ministër i Energjisë në 2015, një pozicion që e mbajti deri në 2018, kur mori drejtimin e Financave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat