Erdogan: Ylli i Turqisë do të shkëlqejë më shumë këtë shekull

Evropë

Erdogan: Ylli i Turqisë do të shkëlqejë më shumë këtë shekull

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 12:11
Rexhep Tajip Erdogan

Gjatë fjalës së tij në një ceremoni inagurimi në Marmaris, kryministri turk Rexhep Tajip Erdogan, ditën e diel ka deklaruar se vendi do të vijë më i fuqishëm në të gjitha nivelet.

“Ky do të jetë një shekull që do të shkëlqejë akoma më shumë ylli i Turqisë. Ne fillimisht kthejmë ëndrrat tona në plane dhe me kalimin e kohës i realizojmë planet tona një nga një. Gjithçka që bëjmë ne bëjmë për Turqinë. Turqia do të dalë nga periudha e epidemisë së re të koronavirusit shumë më e fortë ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht dhe diplomatikisht. Ky shekull do të jetë një shekull që do të shkëlqejë edhe më shumë ylli“

Duke shtuar më tej se Islamofobia dhe ksenofobia, të cilat vendet perëndimore kanë përqafuar kohët e fundit, nuk do të mjaftojnë për t’i shpëtuar ata nga ngërçi që kanë gjetur.

"Njerëzit në vendet më të zhvilluara kanë vdekur para syve të botës sepse ata kishin qasje në shërbimet themelore shëndetësore. Islamofobia dhe ksenofobia që janë orientuar nuk do t’i shpëtojë vendet perëndimore nga ky ngërç që ka ardhur veçanërisht kohët e fundit"– përfundon fjalën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat