Mal i Zi: Ambasadorit serb i ndalohet vënia e kurorave në përmendoren 'çlirimtarët serbë'

Evropë

Mal i Zi: Ambasadorit serb i ndalohet vënia e kurorave në përmendoren 'çlirimtarët serbë'

Nga: B.S. Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 11:18
Të tubuarit në Budvë

Një grup qytetarësh me flamuj dhe simbole malazeze u mblodhën këtë mëngjes në Budvë para hyrjes në Qytetin e Vjetër, në mënyrë që të parandalonin ambasadorin serb Vladimir Bozhoviq nga vendosja e një kurore lulesh në pllakën përkujtimore për "çlirimtarët serbë".

"Vijesti"-t iu tha jozyrtarisht se Qeveria e Malit të Zi dje i ka dërguar një letër proteste Qeverisë së Serbisë për shkak të paralajmërimit të vendosjes së kurorave.

Të mbledhurit kanë kënduar "Oh, agim i ndritshëm i majit" dhe kanë brohoritu "Mali i Zi nuk do të jetë bredet serb".

Vendasja Darinka Lubisha tha se kjo pllakë është e rreme, ajo ka vend në kanalizim. Ajo theksoi se ky nuk është  tubim politik, por qytetar, dhe u bëri thirrje të gjithëve që të qëndrojnë së bashku deri në orën 10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat