Anija e re turke, që ndryshon “lojën” në Mesdhe

Evropë

Anija e re turke, që ndryshon “lojën” në Mesdhe

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 14:51
Ilustrim

Turqia paraqiti një anije të re ushtarake pa ekuipazh e cila është e pajisur me sistem mbrojtës antiraketë.

Ky prototip, I quajtur AUSV mund të luajë sipas shtypit të huaj një rol kyç në Mesdhe e me gjasë do të dërgohet atje që muajin e ardhshëm. Ankaraja synon ta ketë sa më shpejt në përdorim anijen e prodhuar nga kompania turke Ares Shipyard në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes. AUSV pritet të hyjë në përdorim në një kohë përshkallëzimi të tensioneve mes Turqisë dhe Greqisë për shkak të kërkimeve turke për hidrokarbure në Mesdheun Lindor.

Ares, që konsiderohet prodhuesja më e madhe e anijeve ushtarake dhe atyre komerciale në Turqi, thotë se AUSV do të mund të arrijë shpejtësinë  65 kilometra në orë, dhe do të jetë “krejtësisht autonome”. Për shkak se nuk ka ekuipazh në bord dhe mund të kontrollohet në distancë, ajo konsiderohet mjaft e përshtatshme sidomos për misione shoqërimi, por edhe zbulimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat