Skandal i ri në Podgoricë: Trengjyrëshi serb shfaqet në rrethojën e ambasadës së Kroacisë

Evropë

Skandal i ri në Podgoricë: Trengjyrëshi serb shfaqet në rrethojën e ambasadës së Kroacisë

Nga: B.S. Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 10:05
Vendosja e flamurit serb

Persona të panjohur kanë shpalosur flamurin serb në rrethojën e ambasadës së Republikës së Kroacisë në Podgoricë mbrëmjen e vonë të së mërkurës, njoftojnë mediat malazeze të enjten.

Portali i Podgoricës "Analitika" raporton se i ashtuquajturi trengjyrësh, me fjalët "Tolloshi", siç quhet pjesa e Podgoricës ku ndodhet ambasada kroate, është vendosur pas orës 10 të mbrëmjes, kur është në fuqi ora e ndalimit në kryeqytetin e Malit të Zi.

Një foto e publikuar nga portali tregon dy persona që negjsin një flamur në rrethojën e ambasadës dhe një i tretë bën fotografimin.

Sipas medias, edhe policia është informuar për ngjarjen, dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar për incidentin.

Trengjyrëshi është edhe simbol i shëtitjeve protestuese në Mali të Zi të organizuara nga Kisha Ortodokse Serbe gjatë gjithë vitit pas lutjeve të mbrëmjes, në kundërshtim të Ligjit për lirinë e fesë, për të cilin thuhej se ishte "paravan për konfiskimin e pasurisë së kishës serbe në Mal të Zi".

Bazuar në energjinë e këtyre protestave, u krijua koalicioni pro-serb "Për ardhmërinë e Malit të Zi", i udhëhequr nga madnatari aktual Zdravko Krivokapiq, i cili me dy koalicionet e tjera opozitare "Paqja është kombi ynë" të Aleksa Beçiqit dhe "Bardh e Zi" të Dritan Abazoviqit pas 30 vjetësh largoi Partinë Demokratike të Socialistëve të Milo Gjukanoviqit nga pushteti.

Menjëherë pas zgjedhjeve të 30 gushtit, pasuan incidentet ndëretnike në Plevlë, ku mbishkrime fyese u shkruan për disa ditë në shtëpitë dhe ndërtesat në qytetin ku boshnjakët jetojnë dhe punojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat