Dy persona u qëlluan në Zvicër, incidenti aktualisht nuk po hetohet si terrorist

Evropë

Dy persona u qëlluan në Zvicër, incidenti aktualisht nuk po hetohet si terrorist

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 21:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën dy persona u qëlluan dhe u plagosën në një incident, i cili ende nuk është klasifikuar si një sulm terrorist në Zvicër.

Policia hapi të paktën pesë të shtëna, thanë dëshmitarët okularë në qytetin e Biennes, kantoni i Bernit.

“Kam dëgjuar pesë të shtëna me armë. Kur pashë nga dritarja, dy burra ishin shtrirë në dysheme”, tha një dëshmitar okular.

Sipas një prej dëshmitarëve, të shtënat i parapriu një përleshje, pas së cilës një nga burrat nxori një armë dhe gjuajti tre herë.

Ndryshe, informacionet e para jozyrtare, policia nuk po e heton si në sulm terrorist. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat