Covid, vdes biznesmeni i akulloreve të famshme në Itali

Evropë

Covid, vdes biznesmeni i akulloreve të famshme në Itali

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 12:40
Giuseppe Ciotoli

Giuseppe Ciotoli, biznesmini  i njohur në Ostia si "Peppino" dhe pronari i ‘Cineland” dhe barit historik Sisto, në Piazza Anco Marzio, vdiq nga Covid, megjithëse vuante nga disa sëmundje kronike.

Peppino ishte 83 vjeç. Covid-19 e mposhti atë.  Virusi i ka asgjësuar trupin e tij, ndërkohë që mediat italiane raportojnë se biznesmeni i njohur vuante edhe nga diabeti dhe problemet e zemrës.

Ai u largua duke luftuar deri në ditën e  fundit me sëmundjen, në një shtrat në ICC në Casal Palocco ku nuk kishte asgjë për të bërë përveç mendimeve për aktivitetet e tij dhe për familjen e tij. Derisa iku nga kjo botë.

Çdo ditë ai ishte në lokalin e tij, i njohur në të gjithë qytetin, për akulloret e shkëlqyera që janë bërë të njohura që prej viteve të Dolce VIta, qindra e VIP-ave dhe njerëzve të famshëm që vinin  në Ostia vetëm për të shijuar akulloren e Sistos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat