Kërkesa e 5 vjeçarit/Leje të posaçme për Babagjyshin

Evropë

Kërkesa e 5 vjeçarit/Leje të posaçme për Babagjyshin

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 23:51
Giuseppe Conte

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka marrë një letër nga një 5 vjecar, i quajtur Tomaso, që i kërkonte të bënte një autoçertifikim të posaçëm që të lejonte babagjyshin e vitit të ri ti dorëzonte dhurata të gjithë fëmijëve të botës.

Tomaso i vogël i shkruante: “E di që është i moshuar, dhe që është e rrezikshme të shkosh shtëpi më shtëpi, por ai është shumë i zoti dhe me siguri mban maskë mbrojtëse”.

Dhe Konte, nuk ka vonuar ti përgjigjet. “Babagjyshi më ka garantuar se e ka tashmë një autoçertifikatë ndërkombëtare: ai mund të udhëtojë në të gjithë botën dhe të shpërndajë ngado dhurata për të gjithë fëmijët e globit, pa asnjë kufizim”.

“I dashur Tomaso – shkruan Konte – ideja që babagjyshit ti vëmë poshtë pemës, përveç qumështit të ngrohtë dhe biskotave edhe një shishe me dezinfektant, më duket e shkëlqyer. Kështu ai do të mund të vazhdonte me shpërndarjen e dhuratave në cdo shtëpi, në siguri të plotë”.

Virusi do të dëbohet dhe fëmijët nuk duhet të kenë frikë për dhuratat, siguron Conte. “Për të dëbuar koronavirusin do të punojmë ne të rriturit, së bashku, kështu, ti dhe shokët e tu, mund të ktheheni së shpejti të luani lirshëm dhe të lumtur dhe të përqafoni njëri tjetrin”, – shkruan kryeministri. Një ditë më parë, Conte kishte marrë një tjetër letër nga një vogëlushe, që i kërkonte të mos e izolonte vendin për krishtlindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat