Përfshihet nga zjarri një xhami 350 vjeçare në Stamboll të Turqisë

Evropë

Përfshihet nga zjarri një xhami 350 vjeçare në Stamboll të Turqisë

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 09:40
Foto

Një xhami historike përgjatë Bosforit në Stamboll është përfshirë nga flakët të dielën dhe zjarrfikësve turq u janë dashur disa orë për të shuar zjarrin.

Sipas mediave të huaja, zjarri shpërtheu rreth orës 13:30 me kohën lokale në Xhaminë Vanikoy të vendosur në rrethin Üsküdar të Stambollit, sipas një deklarate nga guvernatori i zyrës së Stambollit.

Videot e postuara në mediat sociale treguan shtëllunga tymi të zi që ngriheshin nga xhamia e cila është bërë kryesisht prej druri.

Ali Yerlikaya, guvernatori i Stambollit, njoftoi në Twitter se zjarri u shua nga zjarrfikësit lokalë me ndihmën e Rojës Bregdetare Turke.

Ai shtoi se ishte nisur një hetim për atë që shkaktoi flakët në xhaminë që u ndërtua nga një studiues turk, në vitin 1665.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat