Ishte udhëtim për ta mbajtur mend! Duke vozitur në autostradë me një mesatare prej 232 km/h, pjesëtarët e Policisë shtetërore të Italisë dorëzuan një veshkë të dhruar javën e kaluar duke udhëtuar nga Roma në Padovë, me ç'rast atë rrugë rreth 500 kilometra e bënë për rreth dy orë!
Kjo arritje për të shpëtuar një pacient në gjendje kritike, përveç një shoferi tepër të përqendruar që voziti mesatarisht 232 km/h, u bë i mundur nga super vetura italiane nga flota e Policisë së shtetit Lamborghini Huracan, e cila është përshtatur posaçërisht për detyra të tilla me një ftohës organesh.
Makina, të cilën e vë në lëvizje një motor atmosferik 5.2 litërsh prej 610 KF, ka qenë në shërbim për tre vjet, dhe shpërndarja e shpejtë e organeve në rrugë tokësore është vetëm një nga detyrat e saj.
Grazie alla nostra @Lamborghini Huracan abbiamo trasportato in tempo il rene di un donatore per il trapianto a una persona
— Polizia di Stato (@poliziadistato) November 5, 2020
“Per salvare una vita non servono superpoteri” anche solidarietà, tecnologia ed efficienza aiutano @CNTrapianti @MinisteroSalute #essercisempre#5novembre pic.twitter.com/teUxqbMgvW
Në fakt, Policia italiane e shtetit, e cila ka tre Huracan në shërbim, postoi një video në Tëitter pasi përfundoi dorëzimi i organeve dhe duhet pranuar se është pak e pazakontë të shohësh një Huracan me një motor të fuqishëm V10 me ngjyra policie dhe me rrotullues që shpejton në autostradë.
Në postimin e policisë thuhet "Falë Lamborghini Huracan-it tonë, transportuam veshkën e dhuruesit në kohë për transplantimin e një personi tjetër. Për të shpëtuar një jetë, nuk keni nevojë për superfuqi. Solidariteti, teknologjia dhe efikasiteti gjithashtu ndihmojnë."
Udhëtimi i shpejtë i veshkës filloi në Romë, pra në qendër të Italisë, nga ku u transportua në Spitalin Universitar Gemelli në Padovë në veri të vendit, gati 500 kilometra larg.
I gjithë udhëtimi thuhet se zgjati pak më shumë se dy orë me një raport që oficerët e policisë vozisnin mesatarisht 232 km/h midis dy qyteteve. Si referencë, sipas Google Maps-it, ky udhëtim do të zgjasë të paktën pesë orë në kushte normale.
Pse nuk u përdor helikopteri nuk është thënë, por ndoshta në atë kohë asnjë prej tyre nuk ishte në dispozicion ose u desh shumë kohë për të organizuar transportin ajror.
Kjo ishte ndoshta një nga mënyrat më fisnike për të përdorur një super veturë të vetme.