Policia franceze pastron 2 mijë kampe me migrantë pranë Parisit

Evropë

Policia franceze pastron 2 mijë kampe me migrantë pranë Parisit

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Oficerët e policisë franceze filluan të shkatërronin një kamp migrantësh të paligjshëm pranë Parisit të martën në mëngjes, ku më shumë se 2,000 njerëz jetonin në kushte të vështira.

Operacioni për pastrimin e kampit të vendosur nën një rrugë autostradë në Saint Denis filloj në verilindje të Parisit dhe bëri rivendosjen e banorëve rreth orës 07:00 CET.

Autoritetet e zbatimit të ligjit thanë në Twitter se operacioni do të “garantojë sigurinë dhe shëndetin e të gjithëve, veçanërisht kundër COVID-19”.Shefi i policisë së Parisit Didier Lallement shtoi se “këto kampe janë të papranueshme”.

Ky operacion synon të sigurojë që njerëzit në një situatë të rregullt të strehohen dhe ata në një situatë të parregullt nuk kanë për qëllim të qëndrojnë në territor,” tha ai.

Kampi strehoj më shumë se 2,000 njerëz, sipas OJQ-së France terre d’asile (“Vendi i azilit në Francë”). Shumica e tyre ishin burra, kryesisht nga Afganistani, Sudani, Etiopia dhe Somalia, shkruan Euronews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat