Sllovenia i bashkohet Hungarisë dhe Polonisë në bllokimin e planit të BE-së

Evropë

Sllovenia i bashkohet Hungarisë dhe Polonisë në bllokimin e planit të BE-së

Nga: B.S. Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 13:24
Janez Jansha

Kryeministri slloven Janez Jansha ka mbështetur Hungarinë dhe Poloninë në konfliktin e tyre me BE-në dhe ka dënuar mekanizmin që lidh dhënien e fondeve të Bashkimit Evropian me respektimin e sundimit të ligjit.

"Vetëm një organ i pavarur gjyqësor mund të thotë se cili është sundim i ligjit, jo shumica politike", ka shkruar Janez Jansha në një letër dërguar dje presidentit të Këshillit të Evropës Charles Michel, në të cilën agjensia AFP kishte qasje.

Sllovenia nuk iu bashkua mHungarisë dhe Polonisë në takimin me përfaqësuesi e BE-së të hënën, kur ato bllokuan miratimin e buxhetit dhe planin e rindërtimit të BE-së për shkak të mekanizmit të sigurimit të kushtëzuar të fondeve me respektim të shtetit ligjor.

Mirëpo, pozicioni i Janshës tregon për negociata të vështira të enjten në samitin virtual të BE-së, në të cilin ka shumë të ngjarë kjo të diskutohet, megjithëse zyrtarisht i kushtohet luftës kundër virusit korona.

Në letrën dërguar kreut të Këshillit Evropian, Jansha dënoi, siç tha ai, "standardet e dyfishta".

Krerët e shteteve dhe qeverive evropiane ranë dakord në korrik, pas negociatave maratonë që zgjatën katër ditë dhe katër net për një plan rimëkëmbjeje për t'u marrë me krizën e virusit korona. Plani parashikon 750 miliardë euro ndihmë, duke u mbështetur në buxhetin shumëvjeçar të Bashkimit Evropian nga 2021-2021 prej 1.1 mijë miliardë euro.

"Dilema përpara nesh është shumë e thjeshtë. Respektimi i marrëveshjes së korrikut është qasje e përgjegjshme për të ardhmen e BE-së. Nuk do të kishte asnjë mosrespektim," përfundoi Jansha në letrën me katër faqe.

Janslh është aleat i ngushtë i kryeministrit nacionalist hungarez dhe imiton retorikën e tij të fortë dhe pa kompromis për imigracionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat