Stamboll: Pamje nga rrahja masive mes disa fqinjëve

Evropë

Stamboll: Pamje nga rrahja masive mes disa fqinjëve

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 19:24
Pamje nga videoja

Vendosja e një antene celulari mbi shtëpinë e një banori në lagjen Esneyurt në Stamboll, ka shkaktuar një konflikt të dhunshëm mes banorëve.

Mediat turke theksojnë se banorët përreth kundërshtojnë vendosjen e antenës me argumentimin se ajo i dëmton shëndetin, ndërsa pronari i shtëpisë këmbëngul në të kundërtën duke synuar përfitimin e të ardhurave nga qiraja.

Ndërhyrja e policisë ka shmangur tragjedinë gjatë kësaj përplasjeje, ndërsa pamjet janë shpërndarë edhe në rrjete sociale duke shkaktuar mjaft debat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat