BIA arreston një person të dyshimtë që kërcënoi Vuçiqin me vrasje

Evropë

BIA arreston një person të dyshimtë që kërcënoi Vuçiqin me vrasje

Nga: F. B. Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 08:56
Aleksandër Vuçiq

Në rrjetin social “Facebook” u publikua një kërcënim me jetë për presidentin e Serbisë, Vuçiq nga një person nga Paraçini, BIA ka theksuar se ka arrestuat të dyshimtin që kishte kërcënuar se me snajper do vriste Vuçiqin, shkruan “RTS”, transmeton “Bota Sot”.

"Pjesëtarët e Agjencisë Informative të Sigurisë (BIA) në bashkëpunim me Prokurorinë për krime te teknologjisë së lartë, arrestuan mbrëmë M.P. (1990) nga Paraçini për dyshim të bazuar se ka kryer vepër penale të rrezikimit të sigurisë sipas ligjit penal të Serbisë” ka thënë BIA në kumtesën për këtë rast.

I dyshimti ngarkohet se në rrjetin social “Facebook” mes tjerave disa direkt ka paralajmëruar edhe ftuar në vrasjen e presidentit të Serbisë.

Me veprim të shpejtë të BIA-së dhe Policisë ai u arrestua dhe në konsultim me prokurorin kujdestar i është caktuar mbajtje në 48 orë, thuhet në kumtesë.

“Novosti” më herët ka publikuar njoftimin se personi i dyshimtë për kërcënim është arrestuar në Pirot.

Shfrytëzuesi i rrjetit social që nënshkruhet si Milosh Bpm Petroviç në publikim ka shkruar se Vuçiqin po e vëzhgon me  nishan snajperi.

Nën foton e publikuar ku ndodhen Vuçiq, Gjukanoviç dhe Dodik ai ka shkruar “këta dy u mënjanuan, ndërsa ty Vuçiq do të heq qafe snajperi. E di edhe vetë ajo pika e kuqe që të përcjell në dhomën e gjumit kur ndal dritën”.

Vuçiqin e porosit se “vetëm po të vëzhgoj, e nuk e di ku jam. Ti mua nuk më sheh, por unë ty po përmes nishanit optik vazhdimisht”.

Kërcënimi u dënua nga krerët institucional përfshirë kreun e Kuvendit Daçiq dhe atë të ashtuquajturës zyrës për Kosovë Petkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat