Videoja që po e tronditë Evropën: Policët kroatë i rrahin brutalisht migrantët

Evropë

Videoja që po e tronditë Evropën: Policët kroatë i rrahin brutalisht migrantët

Nga: B.S. Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 09:38
Keqtrajtimi i migrantëve (Screenshot)

Revista gjermane "Der Spiegel" ka publikuar pamje që tregojnë brutalitetin e policisë kroate ndaj migrantëve që përpiqeshin të kalonin nga BeH-ja në atë vend. Videoja është bërë në mars 2020 afër Polanës. Njerëzit me uniformë që besohet të jenë oficerë të policisë kroate i dëbojnë me forcë njerëzit nga Kroacia në BeH.

Oficerët e policisë kroate përdorin dhunë psikologjike dhe fizike. Ata përdorin kamxhikë, shkopinj dhe gurë për të larguar migrantët.

"Kjo është një shkelje e qartë e ligjit", shkruan Der Spiegel.

Regjistrimet e botuara nga Die Spiegel janë deri më tani prova më e qartë e veprimtarive të paligjshme të policisë kroate, shkruan Istraga.ba. Kjo video e abuzimit u postua gjithashtu në kanalin e Border Violence Monitoring-ut në YouTube.

Migrantët që shfaqen në video ishin më herët në territorin e Sllovenisë, gjë që policia lokale e konfirmoi për mediat gjermane. Prandaj, është plotësisht e qartë se policia e Republikës së Kroacisë transferoi migrantët që pranuan nga Sllovenia në territorin e BeH-së duke përdorur metoda brutale.

Kroacia ka mohuar për vite me radhë që oficerët e saj të policisë po kontrabandojnë në mënyrë të paligjshme migrantë në territorin e BeH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat