Serbia po bëhet gati për lajmin e keq: Keqësohet gjendja e partiarkut Irinej

Evropë

Serbia po bëhet gati për lajmin e keq: Keqësohet gjendja e partiarkut Irinej

Nga: B.S. Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 11:27
Patriarku i KOS-it Irinej

Sot, gjendja e përgjithshme e patriarkut Irinej është përkeqësuar, si rezultat i virusit Covid-19, bën të ditur Kisha Ortodokse Serbe.

Këshilli i përhershëm i mjekëve në prani të mjekëve monitoron gjendjen e përgjithshme dhe klinike të patriarkut. Publiku do të vazhdojë të informohet për gjendjen shëndetësore të patriarkut - thuhet në kumtesën e nënshkruar nga këshilli i mjekëve.

Të përkujtojmë se kreu i Kishës ortodokse serbe (KOS) është shtruar në spital në Qendrën mjekësore ushtarake Karaburma më 5 nëntor, pasi u konfirmua që ishte pozitiv për koronavirus pas testimit të rregullt.

Kisha Ortodokse Serbe tha dje se patriarku ishte më i mirë dhe se pas testit të dytë ai mund të lirohej nga spitali, por sot gjendja iu përkeqësua.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat