Sulm me thikë në Gjermani, plagosen disa persona – sulmuesi arrestohet nga policia

Evropë

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen disa persona – sulmuesi arrestohet nga policia

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Disa persona janë plagosur në një sulm me thikë që ka ndodhur në pjesën perëndimore të Gjermanisë – përkatësisht në qytetin Oberhausen, ku Focus Online bën të ditur se i dyshuari është arrestuar nga policia, shkruan Reuters.

Në anën tjetër Wesdeutsche Allgemeine Zeitung, shkruan se disa persona janë dërguar në spital me plagë të shkaktuara nga thika, madje gjendja e disa prej tyre është kritike.

Policia deri më tani nuk ka dhënë detaje tjera apo motivin e sulmit – duke mos anashkaluar as identitetin e moshën e sulmuesit që ka përfunduar në pranga të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat