Vdes patriarku serb Irinej nga pasojat e virusit korona

Evropë

Vdes patriarku serb Irinej nga pasojat e virusit korona

Nga: B.S. Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 08:08
Patriarku Irinej

Patriarku serb Irinej (91) ka ndërruar jetë këtë mëngjes në spitalin ushtarak 'Karaburma' në Beograd, ku po trajtohej nga virusi korona, njoftojnë mediat serbe.

Siç u njoftua dje, gjendja e përgjithshme shëndetësore e Patriarkut Irinej ishte përkeqësuar dhe ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore.

Lajmi se patriarku Irinej vdiq marrin pas 15 ditësh të luftë së vështirë me virusin korona, të cilën kreu i Kishës Ortodokse Serbe e zhvilloi në spitalin mjekësor-ushtarak në Karaburma.

Të enjten në mbrëmje, atë e vizitoi edhe kryetari serb Aleksandar Vuçiq, të cilin mjekët e informuan se patriarku ishte ende në një gjendje shumë të rëndë dhe në respirator.

Ai ishe në trajtim që nga 5 nëntori, ndërs një ditë më parë ishte konstatuar se është pozitiv në virusin korona.

Patriarku serb Irinej ka marrë pjesë në varrimin masiv të metropolitit Amfilohije të Malit të Zi në Podgoricë më 1 nëntor, i cili gjithashtu vdiq nga virusi korona. Vetëm tre ditë më vonë, infeksioni u gjet në kreun e Kishës Ortodokse Serbe.

Në Janar 2010, peshkopi Irinej i Nishit u fronëzua si patriark në një kishë tryeze në Beogradin qendror si kreu i 45-të i Kishës Ortodokse Serbe. Ai zëvendësoi patriarkun Pavle, i cili vdiq në nëntor 2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat