Edhe sot 700 të vdekur nga Covid-19 në Itali

Evropë

Edhe sot 700 të vdekur nga Covid-19 në Itali

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Bilanci italian i koronavirusit njeh sërish rritje. Sipas autoriteteve shëndetësore, të infektuarit e rinj janë 37242, kundër 36176 të ditës së djeshme.

Rriten edhe viktimat, 699 në 24 orët e fundit, ndërkohë që dje ishin 653.

Shifra ende shumë të larta, edhe pse 4 rajone kanë ulur treguesin e infeksionit nën 1, dhe ndodhen jashtë fazës alarmante.

Bëhet fjalë për rajone si Sardenja, Molise, Liguria dhe vetë Lacio, ku ndodhet edhe kryeqyteti italian, Roma.

Në monitorimin e përjavshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, asnjë rajon italian ka pësuar përkeqësim të theksuar të situatës, edhe pse Lombardia mbetet rajoni më i nxehtë me 9221 raste dhe 175 viktima vetëm gjatë ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat