Gazetari holandez ia del të futet në video-konferencën konfidenciale të Borrellit me ministrat e BE-së

Evropë

Gazetari holandez ia del të futet në video-konferencën konfidenciale të Borrellit me ministrat e BE-së

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 09:57
Pamje nga videoja

Një gazetar holandez ka arritur të futet pa leje në një videokonferencë konfidenciale të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian falë informatave të postuara në llogarinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës në Twitter.

Në pamjet e siguruara nga Politico shihet gazetari Daniel Verlaan i televizionit RTL që shfaqet në një ekran më të madh në grupin e ekraneve më të vogla të videokonferencës në kompjuter. Ai qesh, rregullon flokët dhe i përshëndet ministrat me dorë.

“A e di se je futur në një konferencë sekrete”, dëgjohet duke i thënë Borrelli – shef për politikë të jashtme i BE-së, gazetarit Verlaan, ndërsa disa zyrtarë dëgjohen duke qeshur.

“Po, po. Më vjen keq. Unë jam gazetar nga Holanda. Më vjen keq që ju pengova në konferencën tuaj”, ia ktheu gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat