Shtatë persona të vdekur në një aheng në Rusi, pasi mbetën pa alkool pinë dezinfektues

Evropë

Shtatë persona të vdekur në një aheng në Rusi, pasi mbetën pa alkool pinë dezinfektues

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

Shtatë persona kanë humbur jetën në Rusi, pasi kanë pirë materie për dezinfektim nga COVID-19, derisa dy tjerë janë në gjendje kome.

Një grup prej nëntë personave kanë pirë materie për dezinfektimin e duarve, kur mbetën pa alkool gjatë një ahengu të organizuar në fshatin Tomtor në Tatinksi.

Tre viktimat e para ishin 41-vjeç dhe dy burra të moshës 27 dhe 59. Gjashtë tjerë janë evakuuar me aeroplan të spitalit, ku janë dërguar me urgjencë në qytetin kryesor të rajonin Jakutsk.

“Janë regjistruar nëntë raste të helmimit me materie dezinfektuese, ku shtatë prej tyre ishin me fatalitet”, kanë bërë të ditur zyrtar të shëndetit publik në Rusi.

E sipas gjykatësit, viktimat kishin pirë lëndë dezinfektuese me 69 për qind metanol, që përdoret për pastrimin e duarve gjatë pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat